Maldini: Beluskoni më ka këshilluar të blej një futbollist

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.09.2022, 08:15

Paolo Maldini po përjeton një karrierë të dytë, tanimë si drejtues i Milanit.

Ai është një nga strategët e ndërtimit të kampionëve në fuqi të Italisë, punë për të cilën ka pranuar se e ka ndihmuar mbiemri që mban dhe atë që përfaqëson në ngjyrat kuqezi.

Së fundmi, ai ka treguar edhe se si janë raportet me dy emra të njohur të botës së Milanit e tashmë te Monza, Adriano Galiani dhe Silvio Berluskoni.

Maldini tregon:

Me Adrianon kishte ndonjë keqkuptim, ndoshta kishim një vizion pak miop për njëri-tjetrin, por tani raporti ynë është fantastik. Ai është një drejtues i madh, jetë të gjatë Galianit, i detyrohemi shumë. Berluskoni? Më ka telefonuar kohët e fundit për të më këshilluar një blerje, por nuk mund të them se kush është dhe nëse e blemë. Telefonon shpesh Piolin dhe e këshillon që të mos lejojë të luajë shumë me këmbë portierin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit