Deshamps tregon cili futbollist e meriton “Topin e Artë”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.09.2022, 14:42

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur në lidhje me "Topin e Artë", duke treguar se kush e meriton atë çmim.

Sipas francezit, Karim Benzema, e meriton të fitojë atë trofe, pasi ka fituar tituj të rëndësishëm vitet e fundit me Realin e Madridit.

Kur kanë mbetur edhe pak javë që të mësohet fituesi i trofeut më prestigjioz individual, tekniku francez nuk ka dyshime për fituesin.

Deshamps u shpreh:

Shpresoj se do të jetë Benzema sepse e meriton, për shkak të asaj që ka bërë në këtë sezon sportiv me klubin e tij ku fitoi tituj të rëndësishëm. Ai ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite me radhë. Mendoj se ai është pozicionuar shumë mirë dhe do të isha shumë i lumtur për të nëse do ta kishte atë çmim. Ai tashmë ka një të tillë. E ka marrë një me Champions League. … Natyrisht është një avantazh i shtuar për ne në Kupën e Botës.

Kujtojmë që 17 tetor mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit për Topin e Artë dhe francezi Benzema shihet si një nga favoritët kryesorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit