‘Telenovela’ vazhdon: Ndahet nga ukrainasja britaniku që la gruan me dy fëmijë: Nuk përballonte dot alkoolin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2022, 23:05

Një britanik që u lidh me refugjaten ukrainase që i mbërriti në shtëpi pas Luftës në Ukrainë është ndarë sot prej saj.

Tony Garnett, 30 vjeç thotë se është ndarë nga Sofiia Karkadym, 22 vjeç, pasi sipas tij ajo nuk ishte në gjendje të kontrollonte alkoolin dhe me një thikë kishte dëmtuar një mur në shtëpinë e tyre me qira. Ai gjithashtu e akuzoi atë se po ndërhynte në marrëdhëniet e tij me dy vajzat e tij.

Toni ra në dashuri me Sofian vetëm disa ditë pasi ajo filloi të jetonte me të dhe partneren e tij Lorna Garnett, e cila është nëna e dy fëmijëve të tij.

Ai dhe ish-e dashura e tij bënë bujë në media pasi u larguan nga shtëpia ku jetonin me Lornën për të nisur një jetë të re së bashku.

Toni pohoi se gjërat arritën në një pikë pa kthim kur në festën e 30 vjetorit të tij, Sofia mori një thikë dhe goditi murin e shtëpisë ku jetonin në Bradford, West Yorkshire, veprim pas të cilit ai tha se u detyrua të thërriste policinë.

Nuk mund ta duroj më abuzimin apo zemërimin e saj. Kam punuar shumë për ta bërë këtë marrëdhënie të funksionojë. Por ka një anë të saj që nuk mund ta duroj më. Ajo zemërohet dhe bëhet agresive. Të shtunën mbrëma ajo mori një thikë dhe goditi murin disa herë. Më frikësoi vërtet dhe nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të thërrisja policinë. Kjo nuk më bën aspak të lumtur. Por isha i shqetësuar për sigurinë time.
Kam bërë një gabim duke u lidhur me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën tashmë kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit