Tiranë/ Kanë blerë apartamente 1500 euro metri katror, banorëve të kompleksit KONTAKT u përmbyten parkingjet  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.09.2022, 22:18

Të favorizuar nga qarkullimi i stërmadh i parasë informale kesh, kryesisht me burim nga droga, ndërtuesit shqiptarë kanë filluar prej kohësh të spekullojnë me çmimet e shitjes së apartamenteve. Kjo vihet re kryesisht në Tiranë.

E thënë shqip, shumica e tyre të shesin sapunin për djathë. Pra shiten apartamente me cilësi të dobët, me një çmim tepër të fryrë dhe që nuk i përgjigjet vlerës reale të apartamentit e cila natyrisht mbivlerësohet.

Kështu, një ngjarje me të vërtetë për të vënë duart në kokë është ajo që është denoncuar nga një qytetar në lidhje me kompleksin “ORION” të kompanisë KONTAKT. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh të ndërtuar në afërsi të 21 Dhjetorit në Tiranë.

Qytetari shprehet se ndonëse çmimet e apartamenteve në këtë kompleks variojnë nga 1200 deri në 1500 euro për metër katror, për habi parkingjet e tij përmbyten kur bie shi. Ai denoncon se ka paguar 30 mijë euro vetëm për parkim dhe e vetmja përgjigje që merr nga administratorët është se rrjeti i kullimit eshte i vogël dhe nuk e përballon situatën.

Pra imagjinoni pak, qytetari ka derdhur djersë me vite e me njëmijë mundime për të blerë një apartament apo një parking, në atë që është natyrisht investimi i tij më i madh i jetës, dhe kur vjen puna tallet në këtë mënyrë nga ndërtuesit.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq shiko ca ndodh sa her bie shi, te garazhdet e kompleksit Kontakt Orion tek rruga artan lenja, ku futemi ne shtepi duhet te hym me cizme. Ketu shkon çmimi i apartamenteve me nga 1200 deri ne 1500 euro kurse garazhdi qe kam marr un eshte te dy 30 mije euro. Ka kullimet e vogela dhe nuk e perballon dot situatën. Deri sa se rruan njeri per ne qe si te futemi ne shtepi me femijet e pleqt se i cojem ne shtëpi... Se gjithe ai shi qe po binte nuk u futnim dot nga oborri pallatit. Se gjithe ai shi, na rrofte investimi jetes qe kemi ber kot. Flm ne qofte se poston.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit