Princi 9-vjeçar George iu bën thirrje shokëve të shkollës: Kini kujdes, babai im do të jetë mbret

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2022, 01:56

Ai mund të jetë vetëm nëntë vjeç, por Princi George e di saktësisht se kush është.

Djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, iu ka thënë shokëve të tij të shkollës se babai i tij do të jetë Mbret dhe se ata duhet të kenë kujdes.

Sipas autores mbretërore Katie Nicholl, George dhe vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte, shtatë vjeç dhe Princi Louis, katër vjeç, po rriten duke kuptuar se çfarë është Mbretëria dhe detyrat që kanë.

Ata po i rrisin fëmijët e tyre, veçanërisht Princin George, me një vetëdije se kush është dhe rolin që do të trashëgojë, por ata janë të prirur që të mos i rëndojnë me ndjenjën e detyrës. George e kupton se një ditë do të bëhet mbret dhe si një djalë i vogël që është kur u grind me shokët në shkollë iu tha: "Babai im do të jetë mbret, kështu që më mirë kini kujdes".

Në librin e saj, Katie pohoi gjithashtu se Kate Middleton admiron teknikat e prindërimit të përdorura nga Princi Edward dhe Kontesha e Wessex, të cilët kanë fëmijë Lady Louise Windsor, 18 vjeç dhe James, Viscount Severn, 14. Pavarësisht se prindërit e tyre ishin anëtarë të familjes mbretërore, fëmijët, të cilët janë nipërit më të vegjël të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, u rritën pa tituj dhe jashtë syve të publikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit