Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka folur pas barazimit 1-1 me Islandën, duke deklaruar se ekipi nuk i është përgjigjur si duhet në periudhën e fundit. Pas sfidës, ai tha se situatat kanë qenë shumë të ndryshme dhe kanë ndikuar në këto rezultate.
Reja ngriti dhe tonin duke theksuar se duhet t'ia bëjnë me dije nëse është ai problemi i kësaj kombetareje.
"Të gjithë, edhe unë, në periudhën e fundit, nuk kemi dhënë atë që mund të jepnim, edhe pse kishim shumë mangësi të rëndësishme lojtarësh ekspertë. Kishim 7-8 lojtarë që mund të cilësohen titullarë. Megjithatë, të mos gjejmë justifikime, kam gjetur të rinj se tani duhet bërë bilanci dhe të shohim cilët janë lojtarë funksionalë për ekipin dhe në këtë pikë duhen bërë zgjedhje.
Nuk ka asnjë peng, kemi bërë një punë të shkëlqyer, kemi krijuar një grup të shkëlqyer. Nuk kërkoj justifikime, marr përgjegjësi se trajneri merr përsipër fatet e ekipit. Kur nuk ka rezultate, jam i pari që jam fajtor. Por ka disa rrethana që dolën se kisha vështirësi të mëdha. Për shembull, Bajrami kishte probleme, Gjasula kishte probleme, Abrashi nuk ia dilte se më kërkoi të ndryshonte. Kur nuk ke 4-5 lojtarë që nuk funksionojnë, kemi mangësi. Për të kundërshtuar Islandën, duhet të kesh prani fizike, kur ke shumë të dëmtuar, problemet janë. Nëse jam unë problemi, presidenti të ma thotë se nuk ka probleme. Por kam ndërgjegjen e pastër se kam punuar me seriozitet dhe sakrificë.
Unë marr përgjegjësinë, nuk kam probleme, kam pranuar shumë situata, nuk kam folur. Kam marrë kritika të drejta e të padrejta, kjo është puna jonë. Nuk më interesojnë kritikat. Por rezultatet nuk erdhën, për një arsye apo tjetër kanë ndodhur situata që nuk arrij t’i kuptoj. Kemi pasur vështirësi, kemi vuajtur. Kemi bërë paraqitje të mira e rezultate. Kishim mbi 20 gjuajtje në portë, e bëmë një gol. Është e pamundur. Kur je në avantazh duhet të mbyllësh ndeshjet. Kur ke aftësitë, kur nuk i ke, këto janë situata, ka mangësi individuale, përtej fajit tim. Nëse del para portës e nuk shënon, nuk mund të futem unë e të shkoj ta fut me dorë.
Ata me dy gjuajtje bënë gol. Ata bënë 5 gjuajtje, 4 në portë. Ne 4 në 21. Ne kishim shumë mundësi për të mbyllur ndeshjen. Nëse nuk kemi mundësi ta fusim, kemi vështirësi, e kotë të themi kemi ekip apo jo. Ne kishim lojtarë me prani fizike që nuk ishin. Në lojën ajrore kemi vështirësi. Duhet të vlerësoni me vëmendje ndeshjet e duhet t’i lexoni. Jemi këto, duhet përmirësuar ky aspekt, sidomos në vëmendje”.