Edi Rama: Mua nuk më blejnë dot me para!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.10.2022, 10:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për ndërtimet pa leje. Sipas tij, atë askush nuk e blen me para, pasi për të marrë paranë, duhet të përkulet dhe ai tregon se nuk ka qejf të përkulet.

Por kush e beson që Ramën nuk e blen askush me para?!

Siç e kemi parë qartë këto ditë, oligarkët, që sot duhet të ishin në burg, marrin tendera pa fund nga qeveria e Rilindjes. Salillari me shokë, që duhet të ishin në burg, fusin në xhep miliona euro, me firma dhe letra zyrtare.

Por si është e mundur kjo nëse Rama nuk merr ndonjë copë nga këto para?!

Kjo ndodh vetëm nëse drejtuesit e vendit janë vetë oligarkët dhe jo qeveria që kanë votuar shqiptarët.

Rama tha:

Edhe unë këtë pyetje bëj, si ka mundësi. Unë e kuptoj që njerëzit nuk kanë besim, këta të gjithë janë njësoj, e kanë mendjen te leku. Ka një problem për lekun me mua. Duhet të përkulem për ta marrë dhe unë nuk përkulem. Çështja është e thjeshtë. Kemi marrë një vendim për të kapërcyer këtë barrierë turpi që na kanë vendosur prokuroritë. Është një pallat i tërë në një zonë turistike. Ka një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata dhe nuk po ekzekutojmë dot vendimin, ka ardhur momenti t’i japim një mesazh parallinjve që çdo metër katror jashtë lejes të marrë do kushtojë aq shtrenjtë sa do jetë marrëzi t’i hyni kësaj aventure.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit