Nuredin Dumani: Talo Çela më bëri pritë në Papër të Elbasanit, më doli para me dy ‘gjuajtës’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.10.2022, 16:22

Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës. Ndërkohë, i penduari i drejtësisë dhe bashkëpuntori i SPAK, Dumani, ka treguar momentin kur është plagosur në zonën e Papërit në Elbasan, më 29 mars 2022.

Sipas ORA NEWS, Dumani thotë se i vetmi njeri që ka identifikuar në këtë ngjarje është pikërisht Talo Çela. Referuar dëshmisë së tij, Talo Çela ka organizuar pritën në Papër dhe Dumani ka arritur ta shikojë fytyrën e tij në timonin e një Benzi me targa greke, nga ku më pas është qëlluar me dy armë automatike.

Dumani tregon se goditja e tij, është kryer vetëm pak minuta pasi ishte rrethuar nga tre makina, ku tek njëra prej tyre ka dorëzuar një automatik tip “kallashnikov”.

“… Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMË”. Nga makina “BMW”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar. Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.

Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe.

Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj…”, ka treguar Nuredin Dumani.

BMW me te cilen udhetonte Dumani diten qe ra ne atentat

I penduari i SPAK ka rrëfyer pikërisht se ky automjet i ka dalë përpara duke e bllokuar për gati 5 minuta.

“…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna. Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP. Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nëse kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin.

Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht. Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.

Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin. Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra. Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”, rrëfen Nuredin Dumani.

Talo Çela
I shumekerkuari Talo Çela

Mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit prej vitesh ka një luftë të hapur, ku secili prej tyre kërkon eleminimin fizik të njëri-tjetrit.

Në muajin Mars 2022, Dumani kishte udhëtuar nga Kosova në Shqipëri, pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën dhe Elton Kilën në Elbasan. Plani i tij për të bërë një rrugë e dy punë, nuk ka funksionuar sipas parashikimeve të shumëkërkuarit. Pasi në dijeni të lëvizjeve të Dumanit, ishte vënë dhe Talo Çela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit