Qytetarë të Tiranës! Erion Veliaj do lyejë pallatet ngjyra-ngjyra si ylber me 580 MLN Lekë nga taksat tuaja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2022, 16:51

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet rehabilitimit. Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do t'i nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade, sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”.

Tenderi është hapur nga Bashkia Tiranë dhe pikërisht Erion Veliaj është ai që po ndjek gjurmët e Kryeministrit duke ngjyrosur pallatet e Tiranës me ngjyra ylberi si dikur Edi Rama në krye të Bashkisë Tiranë. Mësohet se motivet e ngjyrosjes së fasadave do të të jenë të frymëzuar nga filma shqiptarë ose me tema nga jeta e përditshme. Tenderi ka një fond Limit prej 583 Milionë Lekësh pa TVSH nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë. Parashikohet të krijohet një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore.

Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave të cilat do të furnizojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit