Nëna 22-vjeçare i lyen flokët të bijës 5 vjeç: E çova në parukeri të bëhej bjonde

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2022, 18:50

Si e ëma dhe e bija i thonë këtij rasti...

Një nënë është kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale në internet pasi një video ku ajo merr vajzën e saj të vogël në sallon me vete për të lyer flokët iu bë virale.

Demi Lucy May Engemann, e vetëshpallur "mamaja më e mirë", publikoi në TikTok një video të saj dhe të vajzës së saj 5-vjeçare Maude në një parukeri. Ajo i lyen flokët vajzës duke ia bërë nga ngjyrë gështenjë në bjonde.

"Vajza ime më pyeti nëse mund t'i bënte flokët një ngjyrë më të çelët në mënyrë që t’i bënte më pas ngjyrë rozë", shpjegon influencuerja nga Utah në fillim të videos, e cila mblodhi 7.7 milionë shikime në TikTok.

Në video, Maude shihet e emocionuar duke buzëqeshur gjatë gjithë procesit dhe duke shijuar kohën e saj në parukeri.

“Ajo ishte aq e emocionuar dhe ndihej kaq rritur”, lexohet në përshkrim, ndërsa Maude shihet duke ndihmuar stilisten të përziejë ngjyrën e saj dhe të bisedojë me të tjerët në parukeri.

Pasi u bë virale në TikTok, një video vijuese që tregon tranzicionin e ngjyrës së flokëve kapi 1 milion shikime në më pak se 24 orë me një gamë të gjerë komentesh.

Disa kanë komentuar se sa "argëtuese" është videoja, ndërsa të tjerë e kanë akuzuar Engemann se i ka prishur flokët vajzës së saj sepse donte një fëmijë biond.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit