Sondazhi/ 81% e shqiptarëve preferojnë më mirë Ramën se Veliajn për Kryeministër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.10.2022, 21:11

Ditën e djeshme Joq Albania organizoi një sondazh në rrjetin social Instagram në lidhje me faktin se cilin preferonin shqiptarët për Kryeministër mes dy alternativave të dhëna.

Njëra nga alternativat ishte Kryeministri aktual në detyrë, Edi Rama. Ndërsa alternativa e dytë ishte kryetari aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sondazhi u bazua në faktin se ka të dhëna se Veliaj ka ambicie për t’u bërë Kryeministër. Pyetja e sondazhit ishte: “Gojët e liga thonë që Veliaj ka ambicie të bëhet Kryeministër. Mes Veliajt dhe Ramës, cilin preferoni?”.

Votimi ishte masiv dhe rezultati surprizues. Deri në momentin e realizimit të këtij artikulli, 81% e shqiptarëve preferonin më mirë të kishin Kryeministër Edi Ramën sesa Erion Veliajn. Duke patur parasysh se Rama ka 9 vjet në detyrë dhe se skandalet e qeverisë së tij janë thuajse të përditshme, përsëri 81% ose 4 nga 5 shqiptarë, preferuan më mirë Ramën sesa Veliajn.

Nuk dihet se përse populli ka një antipati kaq të madhe ndaj kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, megjithatë sondazhi flet qartë. Mes dy të këqijave, shqiptarët kanë zgjedhur të keqen më të vogël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit