“PD zyrtarizohet si parti e Qendrës së Djathtë dhe jo Konservatore”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2022, 22:28

Partia Demokratike e Shqipërisë në çdo dalje publike e media përpiqet t’u rikujtojë shqiptarëve se është një parti Konservatore e mbështetur te vlerat themelore të familjes tradicionale.

Por duket se në letra e dokumente, kjo parti rezulton të jetë parti e Qendrës së Djathtë.

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka siguruar dokumentet ku në statut PD ideologjikisht pozicionohet si Parti e Qendrës së Djathtë bashkë me partitë e tjera në Europë. Në postimin e Goxhaj thuhet se Qendra e Djathtë quhet ndryshe e Majta e të Djathtës apo e Djathta e të Majtës.

Më tej Goxhaj thotë se teksti i mëposhtëm është miratuar sot.

Postimi i plotë i Goxhaj:

Fact Checking:

PD ZYRTARIZOHET SI PARTI E QENDRËS SË DJATHTË DHE JO KONSERVATORE!

Po qesh me këtë formulimin e Statutit të PD

Kanë rrejt me zë sikur janë parti konservatore (besojnë në "vlerat më të larta konservatore patriotike të kombit shqiptar si dhe vlerat themelore të familjes tradicionale në Shqipëri") por në fakt sanksinohohet se ideologjikisht dhe politikisht janë parti e Qendrës dhe këtë e përcaktojnë në Nenin 2 pika 3:

"PD është anëtare e Partisë popullore Europiane dhe Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Ajo udhëhiqet në veprimtarinë e saj nga të njëjtat vlera e parime që ajo ndan me partitë simotra të këtyre organizatave"!

Pra për të na rrejt në televizor çitojnë fjalën konservatore në lidhje me besimin te vlerat tradicionale por në statut kanë sanksionuar që ideologjikisht pozicionohen si Parti e Qendrës së Djathtë bashkë me partitë e tjera në Europë

Atë punën e besimit tek vlerat patriotike konservatore e gjen kudo por kjo nuk përcakton boshtin ideologjik e përcakton se në cilin spektër ndodhesh dhe këtë e sanksionojnë në pikën 3: QENDRA E DJATHTË, apo siç quhet ndryshe E MAJTA E TË DJATHTËS apo E DJATHTA E TË MAJTËS

Nuk jam qartësuar ende plotësisht për vendimet e sotshme, por deri tani gjithshka kam lexuar për zgjedhjet lokale është sikur ta ketë shkrujt Lali i Soros.. Mbase e ka shkrujt me vërte përderisa grupi i punës është po ai që ka pas Lyli i Soros

P.S.

KY ËSHTË TEKSTI QË MË ÇUAN DHE MË THANË SE ËSHTË MIRATUAR SOT

NËSE ËSHTË GABIM KËRKOJ NDJESË, POR JO DERI SA TA PËRGËNJESHTROJNË ME TEKST TJETËR 🙂

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit