25-vjeçarja: Fitoj 8000 £ në muaj duke sharë meshkujt, më paguajnë për këtë punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2022, 01:54

Kur modelja Jennifer Love humbi punën si kamariere për shkak të pandemisë një mik i sugjeroi një mënyrë të pazakontë për të fituar para.

25-vjeçarja ka treguar për mediat se miqtë i thanë me shaka se ajo duhej të përpiqej të fitonte disa lekë shtesë duke postuar fotot e këmbëve të saj të bukura. Por shumë shpejt Jennifer zbuloi se klientët e saj meshkuj donin më shumë sesa thjesht fotot e këmbëve.

Ajo mori një sërë kërkesash nga meshkuj të ndryshëm që kërkonin të shaheshin e ofendoheshin prej saj. Tani Jennifer nga Berkshire, fiton deri në 8,000 £ në muaj duke sharë e tallur burrat në internet.

Ajo kërkon 40 £ për një foto prej 10 sekondash të këmbëve të saj dhe 150 £ për një video të personalizuar tre minutëshe, ku ajo tall dhe shan klientët e saj.

Për një seancë 10-minutëshe, ku Jennifer ka telefonata private me klientët që i dërgojnë para në këmbim të talljes dhe të poshtërimit, ajo mund të fitojë edhe 1000 £.

Jennifer thotë se ajo fiton rreth 4,000 £ gjatë një muaji me pak punë dhe dyfishin në një muaj më të mirë. Pavarësisht rrogës që merr, 25-vjeçarja është vënë nën kritika për punën që bën:

Shumë njerëz më kanë kritikuar duke thënë se po përfitoj nga burrat dhe se duhet të turpërohem. Por është problemi i meshkujve që duan që t’i shaj dhe më pas më japin edhe para.

Jennifer punon vetëm dy deri në tre orë në natë, por pranon se ka pasur disa kërkesa shumë të çuditshme, duke përfshirë një klient që i kërkoi asaj të pështyjë në kamerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit