5 të armatosur grabitën 8 mijë € nga shtëpia në Klos ku ndodhej nëna me të birin/ Banori: U torturuan gjatë natës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.10.2022, 11:27

Gjatë natës në Klos, konkretisht në fshatin Dom, 5 të armatosur dhe me maska grabitën 8 mijë € nga një shtëpi ku në momentin e ngjarjes ndodheshin vetëm një grua me të birin e saj. Pas ngjarjes, të dhunuarit kanë deklaruar në polici se kanë qenë 5 persona të maskuar me armë që pasi kanë hyrë në banesë i kanë lidhur dhe i kanë grabitur rreth 8 mijë euro dhe 1 milion lekë. Ndërkohë edhe një banor i zonës ka deklaruar për mediat se personat që ndodheshin në shtëpi, pra e ëma me të birin janë torturuar nga grabitësit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes.

“Ne u traumatizuam si lagje, se nuk na ka ndodhur asnjëherë. Ai që i bën këto duhet pushkatuar. Dy persona kanë qenë në familje, e ëma me fëmijën e vogël. Mesa morëm vesh, i kanë goditur, i kanë torturuar në mes të natës”– u shpreh një prej banorëve të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit