Tirana përmbytet nga uji, Veliaj bën tender prej miliona lekësh për blerje boksesh pasive

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.11.2022, 19:33

Ditët e fundit Joq Albania është “përmbytur” nga mijëra mesazhe të qytetarëve nga Tirana në lidhje me vërshimin e ujit në lagjet e ndryshme si pasojë e shiut. Njëra ndër lagjet problematike ka qenë edhe Don Bosco ku qytetarët kanë hequr të zitë e ullirit për të hyrë apo dalë nga shtëpitë.

E megjithatë Lal Propaganda, kryetari aktual i bashkisë Tiranë, as që e vret mendjen fare të marrë masa. Kjo duket qartësisht pasi çdo herë që bie shi zona e Don Boscos kthehet në një det të vërtetë. Por në vend që të marrë masa për zgjidhjen e problemit, duket se Veliaj e ka mendjen si të gllabërojë miliona nëpërmjet tenderave që institucioni i tij organizon çdo ditë.

Ironia qëndron se Lal Propaganda në vend që të shpenzojë para për mbrojtjen e banorëve të Tiranës nga përmbytja, i harxhon lekët e taksapaguesëve të tij për të blerë bokse pasive e kabuj. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-47115-10-24-2022 dhe me objekt “Blerje pajisje audiovizive për nevoja te Qendrës Rinore Ten”.

Fondi limit i procedurës është 2,416,664 lekë të reja pa TVSH ose rreth 30 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin përkatës të tenderit shikohet se me këto para do të blihen pajisje audiovizive të tila si bokse pasive, kabuj, drita skenike, mikrofona etj.

Pra në vend të zgjidhë hallet e banorëve, Veliaj e ka mendjen të ahengu. Fituese e këtij tenderi është shpallur kompania FREDI ELECTRONIC në pronësi të Alfred Kasmi me ofertën 2,373,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 28 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 98.2% e fondit limit duke ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit