“Jam 25 vjeç dhe i virgjër. Si mund të lidhem me një vajzë kur nuk di as të flirtoj?”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 13:16

Një 25-vjeçar ka ndarë me ndjekësit historinë e tij. Ai tregon se është ende i virgjër dhe pyet eksperten se si mund të krijojë një lidhje kur nuk di as të flirtojë.

Djali: Unë kurrë nuk kam bërë seks dhe nuk kam qenë në një lidhje, ndërsa të gjithë që njoh thonë se e kanë bërë. Nuk e di pse, por duhet të kem një problem. Megjithatë, miqtë e mi këmbëngulin që gjithçka është në rregull me mua. Unë nuk vuaj nga asnjë sëmundje, fizike apo mendore dhe jam mjaft i shoqërueshëm. Bëj miq shumë lehtë.

Kur isha më i ri, ndoshta bëra gabim duke u fokusuar tek një person i vetëm me të cilën flirtoja gjithë kohës, por që nuk patëm marrëdhënie dhe mund të them se aty ngeca për disa vite. Nuk pati përgjigje dhe mbeta aty, në kurriz të mundësive të tjera për njohje. Por tani kam ndryshuar këndvështrimin tim. Shumica e vajzave të moshës sime janë në lidhje dhe ato që nuk janë thjesht duan të jemi miq.

Nuk di të flirtoj ndërkohë që të gjithë rreth meje kanë një përvojë. Ndihem sikur jam në një rreth vicioz nga i cili nuk mund të shpëtoj. Të gjithë më thonë se nuk duhet të shqetësohem dhe se kur të jetë koha e duhur gjithçka do të ndodhë natyrshëm. Por për dhjetë vjet kam qenë një meteor mes përpjekjes apo mospërpjekjes.

Ekspertja: Filloni me flirtim. Ashtu si marrëdhëniet seksuale, flirtimi është një akt që e mësoni përmes përvojës dhe pavarësisht asaj që ju thonë miqtë tuaj, nuk vjen natyrshëm. Ne të gjithë përmirësohemi me pak ndihmë dhe këshilla të ekspertëve.

Për disa njerëz nuk është aq e lehtë. Me rritjen e moshës, bëhet më e vështirë. Ndoshta mund të gjeni grupe mbështetëse për t'ju ndihmuar. Një mjedis i tillë mund të bëhet i përshtatshëm për të testuar, eksperimentuar dhe marrë këshilla dhe reagime të dobishme”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit