Kush nuk e do votën e emigrantëve?/ Kushtetuesja jep urdhër: Për 1 vit të realizohet!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 17.12.2022, 17:38

Shqiptarët në emigrim janë nga të paktët popuj të Europës që u mohohet e drejta për të votuar përtej kufirit. Që nga viti 1990, nga vendi zyrtarisht janë larguar më shumë se 1.7 milionë shqiptarë. Politika, e cila ka mbetur në duart e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, ka qenë arsyeja kryesore se përse emigrimi ka qenë masiv në këto vite.

Janë sërish këta politikanë, të cilët pasi i larguan nga Shqipëria, nuk i lejojnë emigrantët të votojnë. Arsyeja: fare e thjeshtë; shqiptarët në Diasporë nuk u japin asnjë votë politikanëve që kanë 30 vite në pushtet.

Sali Berisha ishte ndër të parët politikanë që premtoi se do të mundësonte votën e emigrantëve. Pasi shijoi pushtetin prej vitesh, ai nuk u kujtua të çojë përpara këtë të drejtë legjitime.

Në vitin 2013, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se do t'u mundësojë shqiptarëve përtej kufirit të drejtën e votës. Kanë kaluar 10 vite dhe sërish Rama premton si pa të keq sërish të njëjtën gjë.

Qartazi, asnjë parti politike nuk e ka dëshiruar votën e emigrantëve, pasi është një vullnet i cili nuk mund të kontrollohet, nuk mund të shitet e të blihet, si dhe nuk mund të cënohet nga patronazhistët. Për këtë arsye, secila parti është kujdesur që të krijojë pengesa artificiale, e duke e shtyrë sa më shumë këtë çështje.

I tillë ishte edhe rasti i një viti më parë kur shqiptarëve u mohua haptazi e drejta për të votuar më 25 prill. Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Kushtetuese së fundmi me një vendim që ku konstaton cënimin e kësaj të drejtë për shkak të boshllëkut ligjor.

Për muaj me radhë, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, bënë show me tryezat e takimeve, gjoja se po përshpejtonin punën që emigrantët të votonin. Në fund, të dyja palët kaluan në të njëjtën shfaqje duke thënë se ishte partia tjetër që nuk e mbështeti kauzën.

Teatri vijoi kur Manastirliu mbylli kufijtë duke urdhëruar të futej në karantinë çdo shqiptar që hyn nga Greqia ose Maqedonia e Veriut. Edhe ky vendim u kundërshtua nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata u ka lënë afat sërish partive politike dhe 1 vit kohë që të plotësojnë çdo kuadër ligjor që shqiptarët të votojnë. Edhe nga KQZ pranohet se çdo gjë është gati, përveç vullnetit të politikanëve për t'u dakordësuar.

Por a do të jenë të gatshme partitë politike që t'u ofrojnë këtë të drejtë shqiptarëve në Diasporë? Gjasat nuk duken optimiste, aq më tepër që politika shqiptare nga viti në vit i ngjan një rrumpalle nga e cila kërkojnë të përfitojnë vetëm një grusht politikanësh për t'u pasuruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit