Rama nuk heq dorë nga “tekat e tij”: Do të miratojmë amnistinë fiskale për emigrantët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 18.12.2022, 14:44

Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga legalizimi i parave të emigrantëve. Deri në 2 milionë euro është kufiri që qeveria shqiptare do të pranojë të regjistrojë si para të justifikueshme nga puna në të zezë. Kjo amnisti është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare si dhe vetë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Frika e tyre është se ky instrument i regjistrimit të parave mund të shërbejë për të formalizuar para që mund të kenë burim punët e jashtëligjshme si shitja e lëndëve narkotike, prostitucioni apo vjedhja e sendeve me vlerë. Edhe sipas ekspertëve të ekonomisë, amnistia fiskale që ka të projektuar në kokë Rama, i hap rrugë pastrimit të parave.

E megjithatë, pas gjithë kundërshtimeve të arsyetuar, Rama vijon të përsërisë se amnistia do të bëhet. Edhe në Ditën Kombëtare të Diasporës ai është shprehur se ka arsye dhe raste për ta bërë më në fund këtë hap, i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh.

Por çfarë rrezikon Shqipëria nga miratimi i kësaj paketë fiskale? Përse Rama po kërkon t'a përshpejtojë miratimin e një ligji që ende ha diskutim dhe shumë debat. Çfarë presim se ligji miratohet pa konsultim publik dhe institucional?

E para është krisja e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, i cili nuk do të lejonte që një vend kandidat të bëhej parajsë fiskale e parave të pista. BE ka deklaruar qartë që kjo nismë mund të sjell rreziqe për ekonominë e vendit.

E dyta lidhet me bizneset e ndershme në Shqipëri, ata do të jenë më të dobët kur përballë tyre 2 milionë euro të pajustifikuara futen në investim dhe bllokojnë tregun. Sot tregu i apartamenteve sipas ekspertëve është bllokuar dhe ka çmime të larta, për shkak të hyrjes së parave ilegale në treg.

E treta ka të bëjë me shqiptarët e ndershëm. Ata të cilët paguhen rregullisht dhe kanë punuar ndershrisht nuk kanë bërë dot kurrë 2 milionë euro bashkë. Jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, por edhe ata të cilët kanë punuar ndershmërisht jashtë kufijve, sipas disa përllogaritjeve, nuk kanë bërë më shumë se 200 apo 300 mijë euro bashkë.

Qartazi, duket se amnistia fiskale do t'u shërbejë një kategori njerzish, ndoshta të lidhur edhe me politikën, të cilët i kanë lekët me thasë, e u duhet një ligj që t'i fusin në Shqipëri, për të mos u ndjekur nga autoritetet në shtetet europiane ku i kanë fshehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit