Një grup banorësh të lagjes “1 Maj” në Fier, në rrugën “Thoma Rrudha”, kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania për një problem në lidhje me “çudirat” e Bashkisë Fier.
Sipas banorëve, për 30 vjet në atë rrugë nuk ka patur asnjë investim nga ana e bashkisë dhe çdo riparim është bërë me vetë lekët e tyre.
Por në datën 20 shtator bashkia erdhi pas 30 vjetësh dhe “shqeu” rrugën për të shtruar tubat e ujërave të zeza.
Pusetat kanë ngelur të hapura që prej dy muajsh. Banorët thonë se ky është tashmë një “stil” i ri i Bashkisë Fier duke filluar rrugën sa për t’u mbyllur gojën dhe më pas e lënë përgjysmë pa punuar më. Ata ankohen se askush nuk ua hap telefonin e as nuk i takon për këtë problem, madje as nga portali i i Kryeministrit nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë pamjet flasin vetë si në fotot që po shikoni.
Mesazhi i banorëve:
Pershendetje Joq! Jemi banore te lagjes 1 Maj ne Fier, rruga Thoma Rrudha. 30 vjet asnje investim nga bashkia Fier, cdo gje vetem me leket tona dhe duke paguar taksa paralel. Ne 20 shtator erdhen e shqyen ate rrugen, shtruan tubot e ujerave te zeza me puseta te hapura dhe ka 2 muaj rruga keshtu. Stili i ri i bashkise Fier ky, nis cdo rruge sa per te mbyll gojen dhe leje pergjysme... Kryetari rajonit s’na hap telefonin se aq e ka fuqine fundja, ate te bashkise se takon dot se eshte i rende... Portali bashkeqeverisja sh.a e kryeministrit jo e jo asnje përgjigje... Flm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.