Katër muaj pasi mësoi se ishte shtatzënë/ Gruaja kap burrin duke e tradhëtuar me mamanë e saj

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.12.2022, 18:08

Kur periudha e shtatzënisë përkon me festat e Krishtlindjeve, këto ditë bëhen edhe më të veçanta. Por një grua u gjend në një surprizë të pakëndshme katër muaj pasi mori vesh se ishte shtatzënë.

Në Reddit, 26 – vjeçarja përshkruan se një ditë teksa kërkonte celularin e të shoqit, zbuloi diçka që nuk mund ta imagjinonte, që në momentin që mbeti shtatzënë, ai kishte filluar e tradhtonte me nënën e saj.

Ajo kërkoi nga përdorues të Reddit këshilla se si të vepronte në këtë rast.

Vërtet nuk di si të reagoj”, tha ajo kur kuptoi se partneri i saj prej 30 vitesh kishte një lidhje me nënën e saj 52-vjeçare. Sado që ajo përpiqet të rrijë e qetë për hir të bebit, thotë se nuk e ka të lehtë.

Ajo tregoi se kishte dyshime se diçka nuk shkonte, duke parë që pas lajmit të shtatzënisë i shoqi kishte ndryshuar, por sigurisht që nuk e kishte imagjinuar se çfarë fshihte: “ Dy javë pasi i thashë lajmin, ai pushoi së më përqafuari dhe puthur, siç kishte bërë në të kaluarën. Ai ndaloi së ngrëni ushqimin që unë përgatisja për të, duke thënë se kishte ngrënë ushqim të shpejtë ose diçka tjetër. Vura re gjithashtu se ai kishte ndryshuar foton në ekranin e celularit, n uk mbante më foton tonë.”

Kur vajza zbuloi të vërtetën dhe e ndau atë në internet, shumica i sugjeruan që të konsideronte seriozisht divorcin dhe të konsultohej me një avokat të mirë edhe për kujdestarinë e fëmijës.

“Mos e mbaj brenda vetes”, ishin ndër këshillat që i dhanë.

Megjithatë, përveç mesazheve mbështetëse, ajo mori edhe mesazhe neverie për tradhtinë nga bashkëshorti dhe nëna e saj:

“Janë të neveritshëm dhe nuk të duan siç thonë”, komentoi njëri.

“Ekspozojini ato dhe atëherë do të shihni se sa e fortë është dashuria e njërit për tjetrin. Mos i mbani sekretet e tyre. Por fillimisht flisni me një avokat të mirë”, shkroi një tjetër përdorues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit