Ilaçet që dikur na shëronin nga covid, mund të rrezikojnë jetën e miliona qytetarëve

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 18:01

Mungesa e trajtimeve të specializuara për Covid-19 për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar ka lënë miliona qytetarë me mundësi të kufizuara trajtimi, pasi pandemia po hyn në një dimër të pasigurt.

Kur u sëmur ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, atij iu dhanë antitrupa monoklonale, të cilat pritej të ishin një “ndryshues i lojës” për sa i përket trajtimeve.

Megjithatë, dy vjet më vonë dhe pas disa mutacioneve të Covid-19, antitrupat monoklonal tani janë kryesisht joefektiv ndaj mutacioneve aktuale. Barnat antivirale më të lehta për t'u zotëruar nga popullsia e botës nuk janë të sigurta për të gjithë njerëzit me imunitet të dobët, sepse ndërveprojnë me shumë ilaçe të tjera.

Antitrupat monoklonalë janë krijuar në laborator për të parandaluar hyrjen e një virusi në qelizat njerëzore, por ata duhet të lidhen me proteinën e virusit për ta neutralizuar atë dhe mutacionet e shumta të koronavirusit që nga shfaqja e tij në 2019-ën, i kanë bërë gradualisht produktet e disponueshme joefektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit