Shtyhet dasma madhështore/ Kriset marrëdhënia e Ronaldos me Georginën? Detaji që ngre dyshimet

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 19:37

Pas Rolls Royce ultra luksoze, me vlerë më shumë se 280 mijë euro, që Georgina Rodriguez i bëri dhuratë të dashurit të saj Cristiano Ronaldo, shumë besuan se ky është një nga çiftet më të dashur.

Mirëpo, së fundmi disa raportime se marrëdhënia e tyre është përfekte sa për sytë e botës po marrin gjithmonë e më shumë hapësirë në media.

Mediat e huaja shkruajnë se marrëdhënia e tyre duket se po kalon një krizë dhe kjo ka nisur që në momentin që Ronaldo ka pranuar transferimin te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nasr.

Ajo që ka ndezur zërat për një krizë të mundshme është videoja që modelja ka postuar pak ditë më parë, kur i ka bërë dhuratë topfutbollistit Rolls Royce luksoz.

Më konkretisht, ajo që çoi në spekulimet e mësipërme, duket se nuk ka qenë makina mbresëlënëse, por kimia thuajse inekzistente mes dyshes. Po ashtu thuhet se ata postojnë foto sa për të kënaqur ndjekësit e tyre virtualë, por në fakt brenda dyerve të mbyllura marrëdhënia e tyre është e ftohtë.

Ronaldo dhe Rodriguez, sipas raportimeve që qarkullojnë në Argjentinë, ndajnë lidhjen e tyre të dashurisë vetëm sepse është fitimprurëse dhe plotëson nevojat e kompanive reklamuese.

Karriera e futbollistit është ndoshta ajo që ka ndikuar në ekuilibrin e marrëdhënies së tyre.

Gazetari Gonzalo Vasquez theksoi në emisionin "Socialite": "Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në ‘pritje’”, duke theksuar se shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar, por shansert janë që Georgina Rodíguez dhe Cristiano Ronaldo të mos shkojnë fare në altar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit