Ronaldo dhe Georgina po divorcohen? Kanë filluar të postojnë foto veç brenda avionit privat 30 mln euro

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 16:30

Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga Ronaldo dhe Georgina nga udhëtimi i tyre drejt Arabisë Saudite i shtuan zërat se ata janë duke përjetuar një krizë në marrëdhënien e tyre.

Ronaldo ka postuar një video në instagramin e tij nga brenda avionit të tij privat me vlerë 30 milionë euro, por vetëm. Georgina nuk shihet askund. Nga ana tjetër partnerja e Ronaldos ka postuar një seri fotosh të saj ku shihet edhe bashkë me fëmijët e tyre, por Ronaldo nuk ishte në asnjërën prej tyre.

Mesa duket ata kanë udhëtuar me avionin e tyre privat, por fakti që njëri nuk është shfaqur në rrjetet sociale të tjetrit është, sipas mediave të huaja, tregues i klimës që mbizotëron mes tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se marrëdhënia e tyre duket se po kalon një krizë dhe kjo ka nisur që në momentin që Ronaldo ka pranuar transferimin te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nasr.

Ajo që ka ndezur zërat për një krizë të mundshme është videoja që modelja ka postuar pak ditë më parë, kur i ka bërë dhuratë topfutbollistit Rolls Royce luksoz. Më konkretisht, ajo që çoi në spekulimet e mësipërme, duket se nuk ka qenë makina mbresëlënëse, por kimia thuajse inekzistente mes dyshes. Po ashtu thuhet se ata postojnë foto sa për të kënaqur ndjekësit e tyre virtualë, por në fakt brenda dyerve të mbyllura marrëdhënia e tyre është e ftohtë.

Ronaldo dhe Rodriguez, sipas raportimeve që qarkullojnë në Argjentinë, ndajnë lidhjen e tyre të dashurisë vetëm sepse është fitimprurëse dhe plotëson nevojat e kompanive reklamuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit