Mori pjesë në turne pa hixhab/ Kërcënohet shahistja iraniane, emigron në Spanjë për të shpëtuar jetën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 16:57

Një shahiste iraniane, e cila udhëtoi në Spanjë, të martën, u paralajmërua të mos kthehej në Iran. Kërcënimet në adresë të saj erdhën pasi ajo mori pjesë në një turne ndërkombëtar shahu në Kazakistan pa veshur hixhabin e saj.

Sara Khadem, e lindur në 1997, mori pjesë javën e kaluar në turneun Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz të Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE) në Almaty pa shaminë islame, e cila është e detyrueshme sipas rregulloreve strikte të vendit.

Burimi, i cili është i afërt me shahisten tha se Khadem kishte marrë disa telefonata nga njerëz që e paralajmëronin të mos kthehej në vendin e saj pas turneut, ndërsa disa të tjerë i kërkonin asaj të kthehej duke u zotuar se "problemi do të zgjidhet".

Burimi tha gjithashtu se prindërit dhe të afërmit e Khademit, të cilët jetojnë në Iran, gjithashtu kanë marrë kërcënime, por nuk ka dhënë detaje.

Gazetat, duke përfshirë Figaro dhe El Pais, raportuan javën e kaluar se Khadem nuk do të kthehej në Iran dhe do të vendosej në Spanjë. Kërcënimet i çuan organizatorët në vendimin për të rritur sigurinë për 25 vjeçaren me bashkëpunimin e policisë së Kazakistanit, me katër truproja të vendosur jashtë dhomës së hotelit ku po qëndron Khadem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit