44 emigrantët e parë mbërrijnë me gomone në Britani/ BBC: Një vit më parë mbi 15 mijë azilkërkues ishin shqiptarë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 17:36

Viti i ri sapo ka nisur dhe në Britani kanë mbërritur emigrantët e parë me gomone. BBC raporton se sot kanë mbërritur 44 emigrantë, të cilët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.

Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 persona ia dolën të bënin këtë udhëtim. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.

Qeveria ka njoftuar një sërë masash në 12 muajt e fundit për të trajtuar çështjen e emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla dhe bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë Kanalit Anglez.

BBC shkruan se deri në shtator 2022 më shumë se 15,000 azilkërkues ishin shqiptarë. Ndërkohë qeveria britanike ka njoftuar gjithashtu se është arritur një marrëveshje e re me Shqipërinë për të vendosur më shumë staf të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe për të ndjekur shpejt kthimin e azilkërkuesve në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit