Mrekulli/ Tesla bie në humnerë nga 75 metra lartësi, shpëtojnë prindrit dhe dy fëmijët e mitur

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 19:35

Mund të duket si një masë pa formë makina në foto, por dy të rritur dhe dy fëmijë kanë dalë të gjallë prej saj.

Më konkretisht, dy prindërit janë dërguar me helikopter në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fëmijët (4 dhe 9 vjeç) kanë pasur vetëm disa të nxira.

Sipas raportimeve, përplasja ka ndodhur në orën 10:50, ditën e djeshme, 2 janar 2023. Tesla duket se ka dalë nga rruga në autostradën 1 në jug të tunelit Tom Lantos.

Autoritetet e kanë bërë të qartë që autopiloti i Tesla-s nuk është fajtor për incidentin, por me sa duket se shoferi ishte duke ecur me shpejtësi.

Autoritetet menduan më të keqen pasi mbërritën në vendngjarje dhe panë gjendjen e makinës, por shpejt kuptuan se në fakt kishte të mbijetuar, duke nxitur një përpjekje të shpejtë shpëtimi.

U deshën helikopterë të shumtë dhe planifikim i përpiktë për t'i mbajtur shpëtuesit të sigurt nga incidemtet gjatë operacionit të shpëtimit.

Kliko këtu për videon e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit