“Ishte përfshirë në bandë droge”/ Babai i Caroline tregon çfarë i shkroi Babis në letrën që i dërgoi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 16:36

Ndërsa Babis Anagnostopulos është duke vuajtur dënimin në burg për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs, babai i të ndjerës në një intervistë ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-dhëndrit të tij.

David Crouchs tha në një intervistë, në emisionin ANT1, se Babis Anagnostopoulos ishte "i përfshirë në një bandë droge dhe këtë fakt Caroline e dinte prandaj e vrau”.

Ai tha se Babis Anagnostopoulos ia ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.

“E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Kishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit ishte i përfshirë në drogë dhe i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën. Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para. Mora një letër nga Babi që shpjegonte se çfarë ndodhi. Kur e bëri ujdinë me të, në vend që ta mbante gojën mbyllur, i tha Caroline.

Caroline ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrte drogë, ajo do të largohej për në Filipine. Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë. E pyetën pse dhe ai u përgjigj se "Unë i thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte". Më pas i thanë se “nuk mund t’ia thuash gruas, duhet ta ruash sekret”.

“Sepse nëse i tregon dhe ajo largohet nga ju, ende do ta dijë dhe një ditë do të flasë kështu që ne duhet ta heqim qafe atë”, thanë ata. Ai tha: "Nuk mund ta bësh këtë". Kështu që në fund e vrau vetë. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai e vrau. Sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit në bandë do ta vrisnin Caroline. Babis më tha, më shkroi një letër dhe i tha edhe nënës së tij. Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë.

Çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq. Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua”, tha babai i të ndjerës Caroline.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit