VIDEO/ Përplasja që la pas 4 viktima! Momenti kur pasagjeri lajmëron pilotin se një helikopter po vinte drejt tyre

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 17:02

Një video nga brenda kabinës së njërit prej helikopterëve tregon momentet dramatike pak para se dy helikopterë të përplaseshin në ajër pranë parkut të pushimeve Sea World në Bregun e Artë të Australisë, duke lënë pas katër viktima.

Siç shihet në videon e publikuar nga rrjeti 7NEWS i Australisë, një pasagjer po përpiqej të paralajmëronte pilotin se një tjetër helikopter po i afrohej helikopterit të tyre.

Pasagjeri, në sediljen e pasme, shihet duke goditur vazhdimisht dhe me forcë pilotin në shpatullën e djathtë.

Katër persona në helikopterin e dytë , i cili po fluturonte më poshtë, humbën jetën. Mes tyre, piloti, dy britanikë dhe një 36-vjeçare nga Sydney. Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe i është nënshtruar disa operacioneve. Babai i tij i kërkoi botës që të lutej për të, në mënyrë që ai të zgjohet dhe të shërohet sa më shpejt.

Nikolla është në koma dhe është në mbështetje të ventilimit. Gjendja e tij është shumë e rëndë dhe kritike, ka shkruar babai.

Aksidenti ka ndodhur kur njëri helikopter po ulej dhe tjetri po ngrihej, duke bërë që njëri të përplasej në tokë dhe tjetri të ulet.

Helikopteri i dytë u dëmtua rëndë, por piloti arriti ta ulë në rërë, duke shpëtuar katër pasagjerët në bord, katër prej të cilëve u plagosën nga xhamat e thyer.

Një video e dytë tregon pilotin e helikopterit, i cili pasi u ul, tentoi të nxjerrë pasagjerët e tij, duke i prerë rripat me thikë dhe duke i ndihmuar të ngriheshin në këmbë.

Kliko këtu për videon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit