Duket se pasditja e sotme ka qenë e mbushur me ngjarje të rënda.
Pas aksidentit fatkeq me tre viktima në Rrugën e Arbrit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë.
Një person i seksit mashkull është gjetur në tokë pa ndjenja nga kalimtarët pranë Ambasadës Amerikane në Rrugën e Elbasanit.
Nuk dihet me saktësi se çfarë mund t’i ketë ndodhur, por nga pamjet shikohet se kanë qenë kalimtarët e rastësishëm ata që janë afruar ndërkohë që ende nuk duket ambulanca.
Ndërkohë nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia.