“Bie shi” eurosh në Bruksel/ Rriten rrogat e 50 mijë punonjësve, ja sa paguhet Ursula von der Leyen

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.01.2023, 16:57

50.000 punëtorët e BE në Bruksel pritet që tu rriten rrogat brenda gjashtë muajve dhe si rezultat të ardhurat e tyre do të rriten me 7%. “Bild” në shkrimin e saj ka treguar edhe sa e ka rrogën kryetarja e Komisionit Europian.

Ursula von der Leyen do të paguhet 1000 euro në ditë ”, shkruan media gjermane.

Edhe pse zyrtarët e BE-së kanë bërë tashmë një pasuri, ka një rregullim automatik të fitimeve të tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës, siç shpjegon botimi gjerman.

Për këtë arsye, pagat e tyre janë rritur që nga mesi i vitit të kaluar me 2.4% krahasuar me fillimin e janarit 2022 dhe rritja e re do të zbatohet nga korriku.

Rrjedhimisht, paga bazë e presidentes 64-vjeçare të Komisionit Europian do të shkojë në 31250 euro.

Ursula mund të mburret edhe si kryetarja e parë e Komisionit Evropian, me një pagë që kalon 30 mijë euro. Në bazë të rritjes së re, von der Leyen do të fitojë 1000 euro në ditë dhe së bashku me kompensimin e udhëtimit paga e saj mujore do të jetë afër 36000 euro.

Por nëpunësit civilë të Parlamentit Europian do të kenë edhe bonusin e tyre. Paga bazë më e ulët e një punonjësi në Parlamentin Evropian do të rritet me 214 euro, duke arritur në 3272 euro dhe më e larta me 1483 euro duke arritur në 22646 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit