Rama e quan fiskalizimin histori suksesi, JOQ hodhi përtokë propagandën e qeverisë me një foto

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.01.2023, 20:11

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një histori suksesi procesin e fiskalizimit. Pas një sërë shtyrjesh afatesh të njëpasnjëshme, pasi bizneset nuk po i përgjigjeshin reformës së re, qeveria nisi me në fund aplikimin e faturave të reja elektronike të tatimit të shërbimeve. Fillimish bizneset u ankuan për kostot e larta që ka ky proces, e më tej dyshohet se një pjesë e bizneseve vijuan avazin e vjetër edhe me reformën e re. Por për Ramën duket se këto probleme nuk ekzistojnë.

"Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet. Deklarimet, Paga & Sigurimet rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese" – shkruan Rama në facebook.

Mirëpo disa ditë më parë, JOQ faktoi me prova se si në "Sheshin Skëndërbej" në qebaptoret e vendosura me lejen e Veliajt, fiskalizimi është një term që nuk njihet. Në redaksinë e JOQ mbërritën disa fatura jo të rregullta, të pagesës që kishin paguar qytetarët për një shërbim të patatuar. Kjo rrëzon propagandën e qeverisë se fiskalizimi është një histori suksesi, pasi kjo histori nis nga qendra e Tiranës. Imagjinoni çfarë ndodh në gjithë Shqipërinë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit