Aksident i rëndë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, makinat bëhen copash pas përplasjes kokë më kokë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2023, 21:31

Nuk kanë fund aksidentet në Shqipëri.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në Domje, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Joq Albania duket se si dy automjete janë përplasur kokë më kokë mes tyre.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo të lënduar, por nga pamjet duket se aksidenti është i rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit