Legjenda e futbollit italian, Gianluca Vialli, është ndarë nga jeta paraditen e sotme në një nga spitalet e Londrës në Britaninë e Madhe, në moshën 58-vjeçare.
Ish-sulmuesi i Chelseas e Juventusit vuante prej më shumë se katër vitesh nga kanceri në pankreas dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën e ashpër me sëmundjen.
Prej disa javësh gjendja e tij përkeqësuar së shumti dhe këtë paradite ai ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme. Vialli ka fituar thuajse gjithçka si futbollist, teksa konsiderohet si një legjendë e klubit të Chelseas.