“Na tremben pulat kur i shohin”/ Durrës, banorët vrasin skifterët e vegjël

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2023, 21:37

Një video me të vërtetë e rëndë për çdo person që i ka qejf kafshët dhe shpendët ka mbërritur në redaksinë tonë.

Një person që dëshiron të mbetet anonim ka denoncuar se si në Durrës, pranë Sektorit Rinia disa banorë vrasin skifterët e vegjël dhe i varin tek pemët.

Arsyeja sipas tyre është se tremben pulat kur i shohin.

Nga pamjet e mbërritura në redaksi dallohet që zogjtë janë të vegjël dhe të parritur akoma, ndërkohë personat përgjegjës i kanë varur në pemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit