Hiqej sikur s’mbante mend/ Mamaja vrasëse rrëfehet, pasi policia e çoi te lumi ku hodhi foshnjën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 16:57

29-vjeçarja në Veria të Greqisë, e cila akuzohet se ka hedhur në lumë foshnjën e saj 11 muajshme, tashmë ka hequr dorë nga skenat, duke u hequr sikur nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur, apo ku herë pas here kërkonte foshnjën e saj dhe ka rrëfyer të vërtetën.

Para hetuesisë, 29-vjeçarja ka pranuar se e ka hedhur foshnjën e saj 11 muajshe në ujërat e lumit Aliakmonasit. Ajo është dërguar në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe prej andej ka nisur të tregojë të vërtetën.

“Dua të tërhiqem dhe të ndryshoj deklaratën time. Ajo që thashë nuk ndodhi. Unë vetë e hodha fëmijën në ujë”, ka thënë ajo, sipas raportimeve të mediave greke. Gjithashtu 29-vjeçarja mohoi se kishte si qëllim ta vriste foshnjen, por dhe nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyen e atij akti të rëndë.

Po ashtu e akuzuara dyshohet se nuk ka besuar se foshnja ka ndërruar jetë. Nesër 29-vjeçarja pritet të transferohet në Selanik për ekspertizë psikiatrike.

Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme, ndodhi edhe në Shkodër me protagoniste një 32-vjeçare. Kjo e fundit vetëm një javë pas lindjes hodhi në lumin Kir foshnjën e saj. Në informacionet që dolën në dritë më vonë bëhej e ditur se foshnja ishte pa atësi, ndërsa vetë drejtori i maternitetit të Shkodrës pohoi se ajo vetë kishte dashur ta dërgonte foshnjën në shtëpinë e fëmijës, por më pas kishte ndërruar mendje dhe e kishte marrë me vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit