Këtë po që nuk e prisnin! Propozohet që të rritet me dy vjet mosha e daljes në pension për francezët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.01.2023, 19:56

Me sa duket fancezët do të duhet të punojnë edhe dy vjet më shumë për të dalë në pension.

Lajmin e njoftoi sot kryeministrja Elisabeth Borne, duke zbuluar reformën jopopullore të pensioneve që do të testojë aftësinë e presidentit Emmanuel Macron për të sjellë ndryshim. Qeveria franceze do të miratojë një projekt-ligj që do të rrisë moshën e daljes në pension në 64 nga 62 që ishte aktuale, deri në vitin 2030.

Sipas një sondazhi, katër nga pesë francezë e kundërshtojnë ndryshimin, në një kohë kur shumë prej tyre tashmë po përballen me një krizë të kostos së jetesës.

“Unë e di mirë se ndryshimi i sistemit të pensioneve ngre pyetje dhe frikë tek francezët”, tha Bourne në konferencën për shtyp. Ajo shtoi se qeveria do të përpiqet të bindë qytetarët se reforma është e nevojshme. “Ne sot propozojmë një plan për balancimin e pensionit, një plan të drejtë”, tha ajo.

Ky ndryshim ishte një shtyllë e agjendës së reformave të Macron kur ai u zgjodh president në 2017. Por përpjekja e parë u bllokua në vitin 2020 ndërsa qeveria luftoi për të frenuar pandeminë Covid-19. Përpjekja e dytë nuk pritet të jetë më e lehtë.

Krerët e sindikatave më të mëdha do të takohen për të diskutuar se si do të reagojnë ndaj planit të propozuar, ndoshta duke organizuar demonstrata dhe greva.

Presidenti dhe kryeministri do të duhet ta kalojnë reformën edhe në parlament, ku nuk kanë shumicën absolute. Sot, kjo duket më pak e vështirë se sa ishte disa javë më parë, pasi qeveria bëri disa lëshime ndaj republikanëve konservatorë (LR). Megjithatë, republikanët nuk janë të bashkuar për këtë çështje dhe çdo votë do të ketë rëndësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit