Kaos te kryqëzimi i “Farmacisë 10”, qindra makina të bllokuara pas fikjes së semaforëve të Veliajt

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.01.2023, 20:11

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë kryqëzimit të “Farmacisë 10”.

Ky është një nga kryqëzimet më të rëndësishme në kryeqytet që lidh unazën me Rrugën e Dibrës pranë QSUT.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Joq Albania duket një numër tepër i lartë mjetesh në radhë të bllokuara në kryqëzim.

Sipas qytetarit që ka denoncuar ngjarjen, shkak është bërë mos funksionimi i semaforëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit