Disa banorë pranë Bulevardit të Ri të Tiranës kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania të shqetësuar në lidhje me sigurinë e jetës së tyre dhe të fëmijëve.
Ata kanë dërguar edhe disa foto ku shikohet se rrethimet e Bulevardit të Ri janë rrëzuar ose janë gati duke u rrëzuar.
Problemi më i madh është tek rrethimet të cilat janë gati duke rënë, pasi mund të zënë nën vete fëmijët e vegjël që kalojnë në trotuar.
Ata shprehen se deri tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia Tiranë për marrjen e masave për të eliminuar sa më parë rrezikun që vjen prej tyre.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë: