Breshka “e çmendur pas seksit” del në pension, shpëtoi llojin e tij nga zhdukja duke lënë femrat me barrë 800 herë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.01.2023, 21:59

Breshka mashkull i quajtur Diego nga Galápagos “u tërhoq” nga detyrat e tij “fisnike” në programin e mbarështimit të parkut kombëtar Galápagos në ishullin Santa Cruz, duke “dalë në pension”.

Ministri i Mjedisit të Ekuadorit Paulo Proaño Andrade e përshkruan daljen në pension të tij si “fundin e një epoke dhe mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm”.

Kujdestarët e parkut thanë se Diego-s është babai i të paktën 40% të 2000 breshkave që jetojnë atje, falë epshit të tij të lartë.

Tani rreth 102 ose 103 vjeç, ai është ende gjallë dhe peshon rreth 80 kg.

Diego është vlerësuar gjërësisht për shpëtimin e specieve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit