Pique nuk ia përton Shakirës: Do vij në stadium me ‘Twingo’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 17:34

Tashmë ‘luftën’ mes Pique dhe Shakirës mund ta konsiderojmë të hapur!

Pas deklaratave, që Shakira i përcolli përmes këngës tashmë Gerard Piqur është hedhur në kundërsulm.

Këngëtarja në këngën e re i referohet 22-vjeçares me të cilën përflitet se ish-partneri i saj kishte filluar të takohej ende pa u ndarë, duke thënë: “Unë vlej dy 22-vjeçare. Ti shkëmbeve një Ferrari me një Twingo. Ti ke shkëmbyer një Rolex për një Casio.”

Pique i ka kthyer një përgjigje indirekte Shakirës, në një event në lidhje me Kings League, e cila është shumë e suksesshme në platformën Tëitch. Aty 35-vjeçari njoftoi se kompania Casio tani është sponsor i ligës.

Kur ai e tha, të tjerët që morën pjesë në këtë ngjarje filluan të qeshin: “Janë orë të mira. Ato zgjasin një jetë”, u përgjigj Pique, i cili gjatë gjithë kohës hodhi fjalë që përdoren në këngë.

Më në fund, ish-qendërmbrojtësi tha se në ndeshjen e tretë të ligës së tij do të shkojë në stadium me një makinë Tëingo: “Unë do të vij me një Twingo”.

Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh lidhje dhe pas dy djemve, Milanin 9-vjeçar dhe Sasha-n 7-vjeçar. Çifti u takua në setin e klipit të këngës Ëaka-Ëaka e cila ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës 2010.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit