Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, humbje e thellë për Real Madrid

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 22:11

Barcelona ka fituar mbrëmjen e sotme Superkupën e Spanjës në finalen përballë Real Madridit.

Katalanasit nën drejtimin e Xavit arritën të shënojnë tre gola në stadiumin “King Fahd Stadium“ ndërsa madrilenët u mjaftuan me një gol të Benzema në minutat e fundit të kohës së shtesës.

Për Barcelonën që u shpall fituese shënoi i pari Gavi i cili gjithashtu dha edhe dy asist për shokët e skuadrës. Në minutën e 45-të shënoi Lewandowski ndërsa për ta mbyllur në minutën e 69-të shënoi 20-vjeçari Pedri.

Goli i nderit për madrilenët erdhi në minutën e 93’ nga Karim Benzema. Me kaq El Clasico u mbyll me rezultatin 3-1 për Barcelonën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit