“Mami tha: Shpresoj të vdesësh”/ Djali zgjohet nga koma pas 10 vitesh dhe tregon përjetimet!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 18:44

Një i ri i cili jetoi plot 10 vjet në gjendje vegjetative, ka treguar së fundmi detaje të historisë së pazakontë.

Martin Pistorius, tanimë 47 vjeç, ishte kthyer një ditë nga shkolla me dhimbje fyti.

Doktorët mendonin se ishte një grip dhe i dhanë trajtimet e zakonshme, por gjendja e tij u përkeqësua dhe djali u shtrua në spital në moshën 12 vjeçare.

Kisha meningjit kriptokoku dhe tuberkuloz. Nisa të trajtohesha për të dyja dhe trupi im ishte shumë i dobët e rjedhimsisht humbi aftësinë për të folur e kontrolluar lëvizjet”, tha Pistorius.

Ai qëndroi ashtu per 10 vjet në këtë gjendje vegjetative, e cila përshkruhet në librin e vitit 2012 Ghost Boy (Djali Fantazmë).

Pistorius përshkruante këtë periudhë të jetës duke quajtur veten ‘një guaskë e zbrazët, i pandërgjegjshëm për asgjë rreth meje”.

Mund të dëgjoja e të kuptoja, por nuk kisha fuqi apo kontroll ndaj asgjëje. Kjo ndjesi e plotë pafuqie ishte ndoshta eksperienca më e vështirë, shpresoj të mos e provoj më kurrë. Është si të mos ekzistosh, ose sikur jeta jote të vendoset nga të tjerët”, tha ai.

Më pas ai u zgjua nga gjendja e komës, dhe nëna e Pistorius Joan thotë se mezi e ka përballuar gjendjen e të birit.

Në librin e tij të kujtimeve mes të tjerash ai shkruan sesi teksa ishte ulur në karrige me rrota një ditë dëgjoi nënën e tij të thoshte: “Shpresoj të vdesësh.”

Për të ruajtur shëndetin e tij mendor ai thotë se fantazonte me imagjinatën e tij: “Shikoja gjërat që lëviznin, si insekte apo gjëra të tilla, kisha arritur në pikën ku nuk më bënte përshtypje bota rreth meje. Prindërit e tij investuan më pas në një kompjuter me teknologji komunikimi, i ngjashëm me atë të përdorur nga shkencëtari Stephen Hawking.”

Pistorius nisi t’u shkruante atyre letra ose simbole, me anë të një treguesi që mbante në kokë, i cili funksiononte në formën e mausit të kompjuterit.

Rrjedhimisht gjendja e tij u përmirësua dhe në vitin 2003 Pistorius u punësua në një qendër kujdesi. Aty ai u njoh me gruan e tij të ardhshme Joanna, e cila ishte punonjëse sociale. Çifti u martua në 2009 në Essex, Britani dhe lindën djalin e tyre Sebastian Albert Pistorius.

Megjithse ne karrige me rrota, ai punon tashmë si krijues faqesh interneti dhe programues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit