Mos t’ju shkojë ndërmend t’i hipni kamionit! Britania rrit 5-fish çmimin e gjobës për shoferët që fusin emigrantë ilegalë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 19:02

Gjobat për shoferët e kamionëve që do të transportojnë emigrantë ilegalë në Britani do të rritet 5-fish. Pra nga 2,000 në 10,000 £ për emigrant, ka njoftuar ministri i imigracionit.

Robert Jenricik u tha deputetëve se veprimi po ndërmerrej si pjesë e vendosmërisë së qeverisë për të 'goditur emigracionin ilegal' dhe 'për të çmontuar bandat e organizuara kriminale pas tij'.

Ai pranoi shqetësimet se niveli aktual i gjobave për transportuesit, të cilat kanë qenë në fuqi për më shumë se 20 vjet, nuk po rezultonin efektive.

Rritja e gjobave, nivelet e reja maksimale të dënimit dhe një dënim i ri për mossigurimin e duhur të një automjeti mallrash pritet të hyjnë në fuqi nga 13 shkurti.

Kujtojmë se së shumti këtë formë emigrimi e kanë përdorur dhe po vazhdojnë ts përdorin ende masivisht emigrantët shqiptarë, por tashmë me rritjen 5-fish të çmimit të gjobës padyshim do rritet shumë edhe çmimi që duhet t’i paguaj një shqiptar shoferit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit