VIDEO/ Momenti kur vrasësi del shëtitje me çifte para se të qëllojë 5 persona

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.01.2023, 19:07

Pamjet rrëqethëse që po shihni tregojnë shëtitjen për rreth tetë minuta të një vrasësi, para se t’i merrte jetën 5 personave, përfshirë nënën e tij dhe një fëmijë, në 12 gusht 2021.

Jake Davison, 22 vjeç shihet duke mbajtur armën e tij të zjarrit në rrugët përreth shtëpisë së tij në Plymouth, Devon, teksa qëllon pa dallim kalimtarët.

Hetimet zbuluan se Davison bënte pjesë në grupin e “incel” (personat që e konsiderojnë veten të paaftë të krijojnë shoqëri, marrëdhënie etj).

Në një video postuar në prill 2021, ai ankohej se e quanin të shëndoshë, duke thënë: "Kjo është arsyeja pse incelët ishin më të prirur të vrisnin veten ose të bënin vrasje”.

Një muaj para masakrës, ai foli për "mungesën e suksesit në aplikacionet e takimeve, zhgënjimin nga jeta dhe urrejtjen ndaj vetvetes".

Ai gjithashtu e quajti veten si 'delja e zezë' e familjes dhe e përshkroi nënën e tij si shumë të vështirë për të jetuar. Në një video nëna e tij hyri në dhomë jashtë kamerës dhe u urdhërua të dilte. Ai më pas tha: 'Unë e urrej atë. Unë me të vërtetë e urrej atë, nuk e keni idenë.'

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit