Aksioni shtrihet në Korçë/ Shtohet numri i kamerave të gjetura, por ende asnjë autor i arrestuar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.01.2023, 09:50

Ndoshta nuk e dinim, por qytetet e Shqipërisë qenkan shndërruar në “Big Brother”. Në Shkodër, një nga qytetet me kriminalitetin më të madh në vend, u gjetën mbi 60 kamera, që u hoqën nga forcat e rendit, teksa operacioni vazhdon.

Kjo ndërmarrje është përfshirë edhe në Vlorë, teksa së fundmi edhe në Korçë dhe Pogradec ka nisur një operacion i ngjashëm, ku janë hequr 31 kamera të vendosura në rrugë, shtylla apo vende të tjera publike, nga persona të paidentifikuar.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia, por e habitshme është se pas arrestimit të qindra kamerave, forcat e rendit nuk kanë rënë ende në gjurmët e asnjë autori apo porositësi të këtyre kamerave, që i shërbenin bandave kriminale për qëllime të ndryshme.

Njoftimi i Policisë: Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen edhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit