400 MLN $ PASURI/ Aktori Jackie Chan i vendosur: Nuk do i lë asnjë ‘kacidhe’ djalit tim, të bëhet i pasur vetë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2023, 13:59

Kur Jackie Chan të vdesë, pasuria e tij, të cilën ai e ka vendosur falë punës në shumë filma ndërkombëtarë nuk do të trashëgohet nga familja e tij dhe për më tepër nga i biri.

Jackie Chan ka një pasuri marramendëse në emrin e tij që vlerësohet të jetë diku rreth 400 milionë dollarë, që do ishin sigurimi i jetës për djalin.

Ikona e kinemasë ka qenë mjaft i qartë në këtë pikë edhe në të kaluarën, duke shkruar në autobiografinë e tij të vitit 2015 Never Grow Up për këmbënguljen e tij që djali të fitojë para vetë, me talentin e tij dhe jo falë babait.

Ylli i filmave aksion dhe komedi ka treguar së fundmi, për një rast, kur i është dashur të marrë avionin për të udhëtuar nga një shtet në tjetrin me djalin e tij. Ai ka thënë se vetë ka prerë një biletë në klasin e parë ndërsa për djalin ka rezervuar një biletë të klasit ekonomik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit