Dhunë në familje dhe plagosje me dashje, tre të arrestuar në Korçë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2023, 15:37

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Konkretisht i arrestuar ka mbetur një 30-vjeçar pasi ka vjedhur një shumë parash, ndërkohë që një 49-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar vëllanë e tij. Po ashtu është prangosur dhe një 46-vjeçar për plagpsje të lehtë si dhe për kanosje. Ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe tre persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim K. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në datën 30.12.2022, në Tiranë, 30-vjeçari i ka vjedhur një shtetasi tjetër, një shumë parash. Veprimet e mëtejshme për këtë rast u kryen nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 46 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me grushte dhe sende të forta në trup, 2 shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë me teh metalik, të cilën e posedonte pa leje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 47 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të nxjerrë nga banesa qiramarrësin e tij, duke dëmtuar derën hyrëse të banesës. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç dhe E. B., 40 vjeç, banues në fshatin Shalës, Kolonjë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Ersekës, duke transportuar me automjetin tip “Mitsubishi”, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit