Vrau gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i ngjarjes në Gramsh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2023, 16:14

Këtë pasdite në fshatin Tërvol të Gramshit Xhevit Sinani 75-vjeç vrau gruan e tij Zeqine Sinani 74-vjeç dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani 73-vjeç. Pas ngjarjes autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka treguar se ka vrarë nënën e tyre dhe xhaxhanë, teksa më pas është arratisur. Ndërkohë arratia e Xhevitit nuk ka zgjatur shumë pasi mësohet se i moshuari është arrestuar.

Mësohet se bashkëshorten Xheviti e ka vrarë në banesën ku ata jetonin, ndërsa vëllanë jashtë shtëpisë së tij pasi jetonin pranë njëri-tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit