Kujdes kur ecni natën/ I riu që u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej nuk e njihte agresorin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.01.2023, 20:10

Ditën e sotme u bë e ditur se një i ri i moshës 29-vjeçare u plagos me thikë në Sheshin Skënderbej. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:10.

Një shtetas i paidentifikuar e goditi me thikë 29-vjeçarin dhe më pas u largua. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ngre në vetvete një alarm të madh.

Raportohet se i plagosuri nuk e njihte agresorin pra nuk kemi të bëjmë me një sherr banal por dyshohet për një sulm të mirëfilltë që ndoshta ka patur si qëllim vjedhjen. Kujtojmë se edhe gjatë kohës kur në Sheshin Skënderbej ishin vendosur lodrat me rastin e festave të fundvitit, janë raportuar një numër i madh grabitjesh të qytetarëve të pafajshëm.

Kjo ngjarje tregon se pasiguria në rrugët e Tiranës në orët e vona të natës është shtuar. Sidomos në Sheshin Skënderbej i cili për arsye të panjohura gjatë natës është i zhytur në errësirë dhe nuk ka fare ndriçim. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të tregohet kujdes kur lëvizni nëpër rrugë, sidomos kur jeni vetëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit