I vuri tritol shefit të policisë 3 vite më parë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.01.2023, 08:30

Më 4 janar 2020 u regjistruan dy shpërthime tritoli në Shkodër në një interval kohor prej 3 orësh. Shpërthimi i parë asokohe ndodhi rreth orës 21:50 në lagjen Guerrile, ku pre e sulmit ishte shtëpia e oficerit të Policisë, Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor në Theth të Dukagjinit. Shpërthimi i dytë ndodhi në fshatin Grudë e Re të Shkodrës rreth orës 01:00 e mëngjesit në shtëpinë e Kolë Bungajës.

Sot pas 3 vitesh, policia ka arrestuar autorin e dy ngjarjeve. Në pranga ka rënë 32-vjeçari Dedë Nikaj i cili akuzohet për dy vepra penale, ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

Sulmi me tritol ndaj Prel Milanit dyshohet se u regjistrua për shkak të detyrës. Sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë pranë një magazine në të cilën mban veglat e punës dhe mjetet tjera, rreth 15 metra larg shtëpisë së banimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit